Atentati ndaj shqiptarit në ishullin Paksos, policia greke në ndjekje të autorit! Nis kontrollet nga deti dhe toka
Policia greke ka nisur kontrollet nga deti dhe toka për kapjen e autorit që organizoi atentat për të eleminuar biznesmenin A. Kalemi në ishullin Paksos.
Sipas New24 policia po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paksos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin.
Nga ana tjetër biznesmeni shqiptar po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas atentatit të organizuar ndaj tij, teksa pushonte me familjen. Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paksos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë shkuar në vendngjarje ku gjetën të plagosur biznesmenin 51-vjeçar. Ai është transportuar drejt urgjencës për ndihmën e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim të specializuar.
Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi është transportuar më pas në Janinë.
Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe mendohet se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.
KOHA JONË SONDAZH

