Atentati ndaj Taullaut, Hoxha: Autorët, vrasës me pagesë
Pak ditë pas atentatit që iu bë biznesmenit Saimir Taullau, jashtë lokalit të tij në Lushnje, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka thënë se këto ngjarje lidhen me prishjen e pazareve të drogës. Hoxha ka zbuluar se kjo ngjarje vjen pasi në Lushnje kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, përfshirë këtu edhe vrasjen e Xhulio Shkurtit.
“Lushnja u ekspozua në 2017, ku u eksekutua Xhulio Shkurti. Fatmirësisht në këtë ngjarje ka patur vetëm të plagosur. U identifikuan autorët por nuk u arrestua njeri. Bilanci ishte tragjik. Humbi jetën Zamir Latifi dhe një tjetër, ishin totalisht të pafajshëm. Të dyshuarit janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kanë qenë në burg për vrasje dhe rrëmbim personi. Problematikat e hetimit janë të tilla, janë siguruar pamje të bizneseve, por nuk është identifikuar njeri. Autorët janë financuar nga një grup biznesmenësh, janë kontraktuar për ngjarje që ndikojnë në situatën në Lushnje. Kontrollin e merr i njëjti grup personash që ka kryer atentate edhe në Fier e Vlorë, po ashtu në Shijak dhe Vlorë”-u shpreh Hoxha.
Gazetari ka thënë se autorët që donin të vrisnin Taullaun nuk iu afruan dot nga afër pasi biznesmeni ka qendruar i mbrojtur nga persona të tjerë që e shoqërojnë, por edhe sepse në lokalin e tij ka patur kamera. ”Në Lushnje”, shtoi ai, ”ka një treg të fortë ku zhvillohet trafiku i heroinës dhe kokainës”. Ai theksoi se nëse nuk do të ndërhyhet të tjera ngjarje kriminale do të ndodhin në këtë qytet.
KOHA JONË SONDAZH

