Atentati në Laç, pastori Pano: Duket sikur mëkati i bijve ndjek etërit

Nëntori nisi me vrasje. Xhelal Reçi është ish-polici që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në kohën që viktima po zbriste nga makina dhe ishte nisur drejt biznesit.

Në lidhje me këtë ngjarje, pastori Akil Pano tha se kjo është kronikë e një vdekje të paralajmëruar, ndërsa shtoi sikur duket se mëkati i ijve ndjek etërit.

“Linja Lezhë-Laç-Fushë Krujë apo edhe Durrës është një linjë që na sjell rreth kësaj tryeze. Këtu disa javë më parë trajtuam jetën e djalit fatkeq që se dimë a u vra apo u vetëvra. Vrau punonjësin e policisë po se morëm vesh a u vra apo jo. Kronika është kronika e një vdekje të paralajmëruar. Më duket sikur mëkati i bijve ndjek etërit. Efekti shkak pasojë është i pashmagshëm. Ai arriti t’i ikte plumbit, por plumbi shkoi te personi i tij më i dashur, babai”.

SHKARKO APP