Atentati në mes të Vlorës, pamje nga vendi i krimit (VIDEO)

Një atentat me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një makine ”Benz”.

Burimet policore thanë se dy persona janë plagosur dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Siç edhe duket nga pamjet, makina ka qenë duke dalë në rrugën kryesore ”Transballkanike”, kur është qëlluar në krahun e djathtë duke lënë dy personat e plagosur. Autorët më pas janë larguar duke humbur gjurmët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?