Atentati në Shkozet, Alfred Lela: Shqipëria një teatër i madh, populli është ai që e pëson
Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Shqipëria sot ngjan me një teatër të madh.
Lela u shpreh se ai që e pëson është populli. Sipas gazetarit, ngjarja thjesht pason të tjerat që kanë ndodhur në vend e që edhe ata po ashtu kanë qenë të rënda.
“Unë s’jam i habitur për ngjarjen, pasi më duket një ngjarje mes ngjarjeve. Kemi parë të ngjashme në Vlorë, në Shkodër, Durrës, Durrës, Fushë-Krujë. Duhet të dimë në është ngjarje në seri apo çfarë është. Kjo ngjarje ngre disa probleme kryesore që janë prona, mungesa e drejtësisë dhe përmasa politike që janë zgjedhjet, infektimi i zgjedhjeve.
Më pëlqeu metafora e Vasarit, që në fund populli e ha. Këtu te ne është populli që e ha në këtë film që është vënë në skenë nga politika dhe drejtësia. Te Hamleti thuhet se ka diçka që nuk shkon në Danimarkë, ndërsa këtu shumë gjëra janë të prishura. Imperativi për mua është zgjidhja politike. Edhe manipulimi i zgjedhjeve është pjesë e kësaj skene ku jemi futur si vend”, tha Lela.