Atentati në Tiranë, aktori i plagosur sapo ishte liruar nga burgu

Mishel Manoku është identiteti i të riut që mbeti i plagosur, mbrëmjen e së enjtes në një atentat në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë gjimnazit “Partizani”, në Tiranë. Referuar burimeve, ai është një emër i njohur për uniformat blu, pasi kishte vëtëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për plagosje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Fatmirësisht 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithse mori disa plumba në trup.

Ngjarja ndodhi pak minuta pas orës 21:00, ku Manoku mësohet se po lëvizte me një biçikletë. Ndaj tij është qëlluar 7 herë me një armë pistoletë, ndërsa banorët e zonës janë vënë në alarm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është dërguar menjehërë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa autori është larguar përmes rrugicave duke përfituar dhe nga errësira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë deklarimeve në spital, i plagosuri Manoku është prezantuar me një kartë identiteti që dyshohet të jetë e falsifikuar me emrin Edison Delia. Nuk dihet pse i riu ka tentuar t’u shmanget hetimeve, megjthatë policia po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Hetimet janë fokusuar në konfliktet në të kaluarën të Manokut. Në profilin e tij në rrjetet sociale, i riu ka postuar edhe disa foto, ku mesa duket në të kaluarën ka qenë pjesë e një filmi si figurant, ose rol dytësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?