Atentati në Tiranë, policia jep detajet e para
Personi i cili humbi jetën në rrugën “Xhanfise Keko” në mbrëmjen e sotme ka qenë ish punonjës i Policisë së Shtetit. Ai është S.Malko, i cili për një periudhë kohore ka qenë pjesë e patrullës së policisë, ndërkohë që më pas dha dorëheqjen.
Viktima ishte duke lëvizur me një makinë BMW X5, kur u qëllua me breshëri. Si pasojë e plumbave të marrë, ai humbi jetën. Policia ka nisur kërkimin për autorët e dyshuar, të cilët u larguan në drejtim të zonës së Freskut.
Hetuesit po shikojnë të kaluarën e viktimës, konfliktet e tij, ndërsa sipas informacioneve ai ka pasur lidhje me një grup kriminal që vepronte në kryeqytet.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jetën nje i ri, 26-vjeçari S.M.
Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.
Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.
Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.
Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!
KOHA JONË SONDAZH

