Atentati në Vlorë/ Ja kush është 32-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin në qytetin e Vlorës i ndodhur rreth orës 18:00 tek “Ish-Parku i Tregtisë”.

32-vjeçari Refik Toro me banim në Vlorë gjeti vdekjen rrugës për në spital, si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për BalkanWeb se viktima jetonte jashtë Shqipërisë dhe prej disa kohësh ishte kthyer dhe jetonte në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mehmeti rikujtoi një detaj duke thënë se vrasja ka ndodhur në të njëjtin vend, ku një vit më parë, më 23 janar 2016, 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, pronari i një peshkarexhe u gjet i vrarë në makinën e tij. Sipas policisë, dyshohet se Nexhipi gjatë momentit që është vrarë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij. Autorët e vrasjes së Nexhipit u identifikuan dhe një prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së sotme dhe rrethana të tjera të ngjarjes. Policia e Vlorës ka dhënë informacione shumë të pakta, duke u kufizuar vetëm me inicialet e viktimës. Refit Toro u qëllua sot rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregtisë”, në rrugën e kësaj zone. Ai ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit Rajonal.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.

http://www.dailymotion.com/video/x58lmn3_atentati-ne-vlore-2_news#tab_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?