Atentati në Vlorë, në gjendje të rëndë fëmija 8-vjeçar
Një fëmijë ka mbetur gjithashtu i plagosur nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se është plagosur fëmija 8-vjeçar i Ferdinand Llanajt, 39-vjeçarit që dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.
I mituri ndodhej brenda automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa VL 63 68 C që u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Fëmija ka marrë një plumb në krah dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Edhe dy të plagosurit e tjerë Ferdinand Llanaj 39-vjeç dhe Dritan Begaj 50-vjeç që udhëtonin me makinë, kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, grupi hetimor i policisë së Vlorës ka shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe për kapjen e tyre, por deri tani nuk kanë asnjë shenjë.

