Atentati në Vlorë, pistat e hetimit

Rikthehen atentatet me tritol në Vlorë. Një makinë tip “Benz” është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites të së premtes në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje. Në automjet ndodhej drejtuesi, Agron Alushaj 48-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët.

Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë dhe pritet ë transferohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit. Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic. Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

Sipas hetimeve paraprake, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e pasme të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. Policia ka shoqëruar të gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa në ndihmë të hetuesve të Vlorës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alushaj po hapte themelet e një pallati

Swiss Digital Mobile Reklama

Biznesmeni ka qënë në ambjentet e një kafenejë në hyrje të Vlorës ku pasi ka pirë kafe, ka dalë nga lokali dhe është drejtuar drejt makinës së tij të parkuar afër lokalit. Por vetëm pak metra kishte që po lëvizte me makinë, kur ka ndodhur dhe shpërthimi.

Shpërthimi mund të jetë aktivizuar nga distanca e afërt, pasi autorët mund ta kenë mbajtur në vëzhgim objektivin e tyre. Agron Alushaj, nga verifikimet e kryera rezulton se nuk ka pasur probleme me ligjin apo të jetë përfshirë në aktivitete kriminale. Policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në pistën e konkurencës, pasi kohët e fundit i dëmtuari Agron Alushaj, ishte në hapat e para të ndërtimit të një pallati në Vlorë.

Sipas të dhënave, Alushaj ka mundur që të hapë gropën për ndërtimin e themeleve dhe se objekti është në ndërtim e sipër. Ndërtimi i këtij pallati është në verifikim e sipër nga prokuroria, e cila shpreson se i dëmtuari mund të ketë pasur konflikte me pronarët e tokës apo me bashkëpuntorët e tij në këtë drejtim.

Gurorja në Drashovcië

Agron Alushaj, rezulton të jetë dhe pronari i një guroreje në Vlorë, pikërisht në zonën e Drashovicës. Sipas prokurorisë dhe policisë së Vlorës, në lupën e hetimit janë tregtimi i granilit dhe detyrimet financiare që persona të ndryshëm mund ti kenë pasur. Deri në këto momente nga policia e Vlorës janë shoqëruar disa persona, por pas marjes në pyetje të tyre sërisht ata janë lënë të lirë. Ditën e sotme pritet të japi shpjegime dhe objektivi i këtij atentati me tritol, biznesmeni Agron Alushaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?