Atentati në Vlorë, policia heton në dy pista

Në dy pista po e heton policia e Vlorës atentatin ku mbeten të plagosur Kevin Hajrulla dhe një kalimtar i rastit. Blutë po hetojnë konflikt të personave që shoqëronin të riun mbrëmjen e ngjarjes ndërsa ai ka qëndruar për rreth 15 minuta i vetëm brenda makinës në sediljen e pasme të mjetit.

Nuk përjashtohet mundësia që atentati të ketë lidhje edhe me ndonjë konflikt të të afërmve të tij ndërsa 30-vjeçari është kushëri me Ines Hajrullën, një person i njohur i botës së krimit në Vlorë.

Uniformat blu kanë edhe intenerarin që kanë ndjekur atentatorët mbrëmjen e ngjarjes me automjetin tip KIA që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja ndërsa brenda tij kishte edhe 2 kallashnikov. Makina rezulton të jetë e vjedhur, me targa italiane po të vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hajrulla u qëllua me rreth 501 plumba pranë një kryqëzimi në lagjen 24 maji. I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës ndërsa i lënduari tjetër është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?