Atentati në Vlorë, zbardhet e kaluara kriminale e shënjestrës (FOTO)
Një nga të plagosurit në Vlorë mbrëmjen e sotme që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj (Taullaraj). Ai sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’. Pas daljes nga burgu, iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital. Pista e parë që po hetohet është hakmarrja.
https://arkiva.kohajone.com/terror-ne-vlore-nje-nga-te-lenduarit-sapo-kishte-dale-nga-burgu-autori-hyri/?fbclid=IwAR27lamyc5kATKasIO2kTCVKp5STtVmNYqm8VcmWjUcJBjLHN-k4GUotGAY