Atentati te Liqeni, biznesmeni Lulzim Masha: Kërkoj mbrojtje nga shteti

Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha në Tiranë ende nuk është zbardhur nga policia. 63-vjeçari ka kërkuar mbrojtje nga shteti. Në dëshminë e tij, biznesmeni ka treguar dhe mënyrën sesi është qëlluar.

“Në trotuar, rreth orës 9:30 minuta, një djalë i ri më ka goditur me një armë në drejtimin tim duke folur nëpër dhëmbë dhe duke qëlluar me armë në drejtimin tim. Unë kam dëgjuar të shtënat dhe jam larguar me shpejtësi edhe pak metra nga vendi ku më ka gjuajtur. Kam kontrolluar veten isha mirë nuk kisha marrë asnjë goditje dhe jam kthyer sërish te vendi ku u qëllova”.

Masha ka shprehur dyshimet e tij se pak kohë para Vitit të Ri, i njëjti person që qëlloi, edhe e kishte ndjekur. Hetuesit kanë marrë në pyetje dhe vëllain e biznesmenit, i cili rezulton se në vitin 1996 është dënuar për vrasje me 15 vite heqje lirie.

SHKARKO APP