Atent@ti në Vlorë, i plagosuri: Mendova se ishin fishekzjarrë…
Armand Spahiu, 35-vjeçari i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje në Vlorë, ka folur për ngjarjen, duke treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar. Ai tregoi se fillimisht ka kujtuar se janë fishekzjarrë dhe është shtrirë përtokë. Kur kanë mbaruar krismat, ai është ngritur dhe ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.
”Dy efektivë të policisë pas ngjarjes më kanë çuar në spital”, tregon 35-vjeçari. Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon tek fruta-perimet, tek një njeriu i tij. Ai thotë se punon për të mbajtur familjen kundrejt një page prej 2 500 lekësh të reja në ditë. Siç tregon edhe ai vetë, është e vetmja rrogë që ka në shtëpi, me të vetmet të ardhura që mbahet familja e tij. Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë me dëshirën e tij nga spitali.
Ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, të fortit të Vlorës, është qëlluar me të paktën 50 plumba. 29-vjeçari po lufton për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në trup e në bark. E gjithë zona ku ndodhi atentati ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve. Nuk dihet ende e kaluara e 29-vjeçarit dhe nëse atentati ka lidhje me të fortin e Vlorës.