Ate*tati ndaj Trump, deputeti Çollaku: Dyshoj se janë aktorë jashtë SHBA
Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, teksa flet për atentatin ndaj Trump, thotë se kemi një riciklim të ngjarjeve të rënda që i ndodhin SHBA. Çollaku tha se në të paktën 80 vitet e fundit janë kryer disa ngjarje të rënda, që vërtet janë kryer nga aktorë amerikanë, por lidhen me konflikte ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Çollaku tha se atentati ndaj Kennedy, Reagan apo Bush, kemi atentate që ndodhin në kohën e konflikteve të mëdha globale, ku padyshim që SHBA ka pasur rolin e saj.
”Nuk shoh ndonjë llogari politike për ta goditur Trump. SHBA do të ishin futur në një konflikt civil, mund të hynin në një krizë të madhe. Kush janë përfituesit sot në Botë që SHBA të ishin futur në një konflikt civil? Dhe një SHBA në një konflikt civil do të ishte tërësisht e paralizuar për të luajtur rolin e saj. Kujt do ti shkonte mendja që SHBA të ndihmonte Ukrainën, apo të merrej me kriza si ajo në Lindjen e Mesme, apo në zona të tjera”, tha Çollaku.