Athina reagon sërish për Kishën e Shën Athanasit

Ministria e Jashtme e Greqirë reagon sërish duke i kërkuar qeverisë shqiptare veprim të mënjëhershëm për atë çka po ndodh në Kishën e Shën Athanasit në Himarë.

Në një deklaratë për shtyp që mban datën 23 gusht 2015, dhe që është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme greke thuhet:

 “Inkurajuese është ajo çfarë deklaroi dje përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme shqiptare në lidhje me angazhimin e saj për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat civile, të besimit dhe të pronës së minoritetit në Shqipëri. Greqia, siç e ka bërë deri sot, është në anën e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së me kusht që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet sipas ligjeve ndërkombëtare.

Kjo, për më tepër , është dhe arsyeja pse ministria e Jashtme po pret një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare në atë që po ndodh në kishën e Shën Athanasit në Drimadhe të Himarës.”

SHKARKO APP