Atleti rus i sjell Shqipërisë medaljen e argjendtë në gjimnastikë, Veliaj: Bravo Matvey, na bëre krenar

Gjimnasti i ekipit të Tiranës, rusi Metvei Petrov që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, ka fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e njohur në kalë me dorëza.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përgëzuar gjimnastin e klubit kryeqytetas që na ka bërë krenar. “BRAVO Matvey, na bëre krenar! Atleti i KS TIRANA solli në Shqipëri medaljen e argjendtë, në gjimnastikë”, shkruan Veliaj.

Nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?