“Aty ku luftohet për jetën”, Manastirliu: Mjekët janë bërë si familje për pacientët e Infektivit
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka vlerësuar punën e mjekëve në këtë situatë të vështirë të pandemisë.
Manastirliu kujton se mjekët janë bërë familje e pacientëve të shtruar në spitalet Covid, ku luftohet çdo ditë për jetën.
Statusi:
Janë nëna, mjeke e gra të forta, që siç thonë ato vetë, janë bërë si familje për pacientët e Infektivit, ku luftohet çdo ditë për triumfin e jetës.
#Mirënjohje për dr. Entela Kolovanin dhe dr. Nevila Gjermenin, që shërbejnë me vetëmohim e sakrificë prej 8 Marsit, si i gjithë ekipi i palodhur i spitalit infektiv nën drejtimin e prof. Najadës, me energjinë e pashtershme për të shpëtuar jetë.
Më herët Manastirliu i është drejtuar edhe më një apel ndërgjegjësues qytetarëve që të respektojnë masat anticoivd për të parandaluar përhapjen e virusit, ndërsa shprehet se duke respektuar rregullat ndihmojnë mjekët në këtë betejë të përditshme.