Audio-përgjimi i kreut të Kadastrës, drejtori i Fushatës së PD: Rama i përfshirë në mashtrimin e madh elektoral

Drejtori i Fushatës së PD Alfred Rushaj reagoi sot për atë që e konsideroi si skandal të legalizimeve, ku shprehet se Rama planifikon të prishë 100 mijë shtëpi.

Deklarata e Rushajt vjen një ditë pas publikimit të një audio ku kreu i Kadastrës Artan Lame gjatë një takimi me vartësit u kërkon që të mbajnë me shpresë pronarët e 100 mijë ndërtimeve pa leje.

Siç e dëgjuat, Rama dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë ndër mend të legalizojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve, por ka ndër mend t’i prish, ka ndër mend t’i prish pas zgjedhjeve”, shprehet Rushaj, që shton se të dielën do të sjellim fitoren e madhe.

DEKLARATA

Dje dëgjuam se si kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë drejtpërsëdrejti në një mashtrim të madh elektoral. Ai porosiste zyrtarët e tij që të mashtronin 100 mijë familje shqiptare. Ai e dinte se shtëpitë e këtyre njerëzve do të prisheshin megjithatë u kërkonte zyrtarëve të vet që t’i mashtronin qytetarët duke u lënë të kuptoheshe se do të legalizonte shtëpitë e tyre. Le ta dëgjojmë edhe njëherë se çfarë porosie kishte dhënë kryeministri i Shqipërisë.

Siç e dëgjuat, Rama dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë ndër mend të legalizojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve, por ka ndër mend t’i prish, ka ndër mend t’i prish pas zgjedhjeve. Në vend që të ishte i turpëruar për këtë gjë, në vend që të kërkonte falje për atë çfarë ai ka premtuar dhe se ka bërë këto 8 vite, vazhdon që në mashtrim të kërkoj votat e këtyre qytetarëve shqiptarë. Ndërsa kanë trefishuar pasuritë e tyre në këto 8 vite, ai nuk ka rrit asnjë rrogë, asnjë pension. Atë çfarë ai nuk e ka bërë për 8 vite, nuk do ta bëj dot as në 88 vite të tjera. Është koha për ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan ndryshimin. Të dielën ne do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë pas vitit 90. Unë e shoh atë në rrugë, e shoh në entuziazmin e njerëzve që takoj, e shoh në sondazhe. Jemi vetëm 4 ditë nga një fitore e madhe. Të dielën Shqipëria do të fitojë, Rama do të largohet përfundimisht për në shtëpi.

Skandali me kreun e Kadastrës/ Porositë për 100 mijë ndërtime që nuk legalizohen: S'do u themi ...
"Mbajini varur"- Lame: Mos ti themi 100 mijë vetëve s’të legalizohet banesa, bëhen ‘mish për top’...

SHKARKO APP