Audio përgjimi, Noka: Prokuroria të fillojë hetimet, Fatmir Xhafaj të jap dorëheqjen
Deputeti i PD, Flamur Noka tha se Prokuoria duhet të kishte filluar një hetim uregjent pas publikimit të audio-përgjimit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Noka tha se e vetmja zgjidhje është që ndaj Fatmir Xhafës të fillojë hetimi dhe ai duhet të largohet sa më parë.
“Ka vetëm një gjë, Agron Xhafaj del me zë dhe figurë që bisedon me trafikantët dhe po thotë që po më sulmojnë plehrat edhe mua edhe vëllain. Kjo është e rëndësishme dhe sot në rast se do kishim një prokurori, prokuroria duhet të kishte filluar urgjent veprimet dhe hetimin. Ky është fakti drithërues.
A mund të ketë një vend demokratik që të ketë një ministër të Brendshëm që duhet të luftojë bandat dhe krimin ka vëllain e tij të dënuar për drogë ai duhet të jap dorëheqjen. Vetëm në Shqipëri ndodh”-tha ai.
/Burimi: dritare.net/
KOHA JONË SONDAZH

