Audio-përgjimi, Xhafaj depoziton zërin në Prokurori: Është montazh

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, përmes një letre publike informoi se është nisur drejt Italisë për t’iu vetëdorëzuar autoriteteve italiane, dhe se këtë mëngjes është vetëdorëzuar në aeroportin e Fiumicions në Romë.

PD publikoi një audio-përgjim ku pretendon se dëgjohet Xhafaj me bashkëpunëtorin X, duke folur për transport droge. Përmes letrës, Agron Xhafaj faktoi se është paraqitur vetë në Prokurori për depozimin e kallzimit penal ndaj zyrtarëve të PD, dhe se ka depozituar zërin e tij pranë Prokurorisë së Tiranës.

Sipas tij, ky audio-përgjim është bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj tij dhe të vëllait, Ministër i Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time”,-shprehet Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?