Aulon Kalaja depoziton dy kallzime në SPAK për zgjedhjet e 11 majit
Kandidati i opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja që pretendon se i janë vjedhur votat gjatë numërimit të parë, nuk dorëzohet në betejën e tij për drejtësi.
Kalaja ka depozituar dy kallëzime në SPAK ditën e sotme.
“Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë.
Në KSAS kam dorëzuar 8 prova të reja. Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin dhe të rifereruar material për t’ia vendosur SPAK. KAS menfon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK.
Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike.
Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha Kalaja pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.
KOHA JONË SONDAZH

