Aulona Bylykbashi takim me veteranë, dhe të moshuar: Me ju ecim përpara me dinjitet dhe mirënjohje!

Në vijim të turit të saj elektoral, kandidatja për deputete në listat e hapura të Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, zhvilloi një takim të veçantë me një grup të çmuar të komunitetit: veteranë, familje dëshmorësh dhe të moshuar që mbajnë gjallë kujtesën historike dhe vlerat më të mira të këtij vendi.

Në këtë takim, znj. Bylykbashi ishte e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, kandidati në listat e mbyllura Adi Qose, si edhe kryetarja e Partisë Socialiste në Elbasan, Mira Urupi. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot emocione, ku znj. Bylykbashi shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj shtrese të shoqërisë.“Ju jeni themeli i vlerave që na bëjnë krenarë si shoqëri. Ju faleminderit për fjalët e mençura, për besimin dhe dashurinë. Me ju, Partia Socialiste ecën përpara me dinjitet dhe mirënjohje!”, u shpreh Aulona Bylykbashi.

Ky takim shënon një tjetër ndalesë domethënëse në rrugëtimin e saj elektoral, ku fokusi mbetet tek dialogu i hapur dhe dëgjimi i zërit të çdo qytetari që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?