Aurela, 18-vjeçarja e vetëvrarë në Kukës: Ishte e fejuar por…

Aurela 18-vjeç, prej 23 ditësh ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në fshatin Gdheshtë të Kukësit. Pas një operacioni të gjerë, Policia e Kukësit arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës.

Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar. Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes.

Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfiljimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë. Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes./Klan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?