Auron Tare: Nuk shkohet më tek Syri i Kaltër, është tmerr
Auron Tare është një prej personave më të vjetër që është marrë dhe kujdeset për mbarëvjatjen e turizmit në vendin tonë. Megjithatë, ai nuk e ka hequr syrin kritik ndaj atyre gjërave që nuk shkojnë aspak mirë në këtë aspekt në vendin tonë.
Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “Arena”, Tare ka bërë një kritikë të rëndë, sa i takon turizmit pranë “Syrit të Kaltër”. Sipas tij, situata është e rënduar për shkak se automjetet nuk kanë ku të parkojnë.
Ai shprehet se ai vend ka qenë më i bukur kur nuk ka pas rrugë. Veprimtari shton se ka 1 mijë deri në 2 mijë makina që nuk dinë ku të parkohen dhe shumë njerëz që hidhen njëri mbi tjetrin brenda në ujërat e kristalta.
Pjesë nga diskutimi:
Tare: Turizmi ka impakt në kulturën e vendit e dëmtonn kulturën e vendit shumë dhe është një debat i madh ky në të gjithë botën. Ke edhe impaktin në natyrë. Merrni një shembull. Nuk shkohet më sot në Syrin e Kaltër është një tmerr.
Mile: Mungon rruga.
Tare: Jo nuk është rruga, ka qenë shumë më bukur kur nuk ka pasur rrugë. Por ka 1 mijë apo 2 mijë makina që nuk dinë ku parkohen, dhe 3 mijë të tjerë që i hidhen njëri-tjetrit kalapiç që të hidhen tek Syri i Kaltër.
Hila: Aeroporti i Vlorës dhe i Sarandës që tha kryeministri do të kenë impakt?
Tare: Patjetër.