Australia do ta deklarojë Sorosin si terrorist global? Berisha: Ka kryer kr@me

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka thënë se Australia mund ta shpallë George Soros një terrorist global.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan si një lajm të rëndësishëm. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, duke përshëndetur këtë vendim, Berisha tha se në 40 vitet e fundit Soros ka kryer krime monstruoze dhe duhet të ishte në Hagë.

”Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët.

Tjetër punë se janë goditur të varfërit dhe të pasurit nuk e kanë pasur kaq problem. Se ai duhet të ishte me kohë në Hagë. Sidoqoftë, nisma e një vendi që shkëlqen për demokracinë, siç është Australia, shkëlqen për shtetin ligjor është një nismë që e përshëndesim plotësisht si një nismë shumë të rëndësishme”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP