Autoboti shpërthen në një pikë karburanti, plagosen shoferi dhe menaxheri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një karburant në rrugën ‘’Bardhyl’’ të Tiranës, ku 2 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autoboti që po furnizohej me benzinë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:30 minuta.

Mësohet se personat e plagosur janë Myrto Kadiu (menaxher) dhe Miklovan Çollaku (shofer i autobotit). Të dy janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP