Autobusi i Tufinës humb kontrollin, hyn në oborrin e një banese
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 18:30
Autobusi i linjës Qendër-Tufinë në Tiranë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Keta”.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar lehtë fatorino i autobusit.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë policia ka nisur hetimet.
KOHA JONË SONDAZH

