Autobusi me të rinjtë e FRESSH aksidentohet në Tepelenë, 1 i plagosur rëndë
Autobusi ku udhëtonin të rinjtë e FRESSH-it të Sarandës përplas një makinë ku udhëtonte një familje me 4 anëtarë, prindërit me 2 fëmijë të mitur e për pasojë u plagos rëndë kryefamiljari nga Lezha që drejtonte mjetin.
Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, teksa të rinjtë e FRESSH-iu udhëtonin drejt Tiranës, për të marrë pjesë në kongresin e FRESSH, por ngjarja u zbulua vetëm sot, pas nisjes së procedimit për shoferin e autobusit.
Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur sot procedimin penal për shoferin 65-vjeçar të autobusit, i cili u përplas ditën e djeshme me një automjet tip “Toyota” në aksin Tepelenë-Memaliaj.
“Më datë 15.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.L, vjeç 65, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, te një ish karburant, duke drejtuar me leje drejtimi një autobus, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.B, vjeç 36, banues në Lezhë, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në spital”.
/BW

