Autobusi mori flakë dhe shkaktoi 45 viktima, flet pronari i kompanisë ”Besa Trans”

45 viktima, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën teksa autobusi me të cilin ktheheshin nga Turqia, u përplas me bordurat në autostradë dhe shpërtheu në flakë në Bullgari.

Pronari i kompanisë turistike ”Besa Trans”, ka reaguar për mediat për herë të parë për tragjedinë. Ai ka thënë se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë tragjedi me 45 viktima dhe thekson se ai gjendet në vendin e ngjarjes që në orën 3 të mëngjesit.

”Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”.

SHKARKO APP