FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Autokolona humanitare së cilës i printe Nunci Apostolik në Liban përfshihet në shkëmbim zjarri

Nunci apostolik imz. Paolo Borgia në jug të Libanit gjatë shpërndarjes së ndihmave, mars 2026.

Një autokolonë humanitare, organizuar nga nunci apostolik në Liban, kryepeshkopi Paolo Borgia, së bashku me Caritas-in dhe organizata të tjera katolike, dhe që po shkonte drejt tre fshatrave të krishtera në jug Libanit, u detyrua të enjten të ndryshonte rrugën e vet për shkak të një shkëmbimi zjarri ndërmjet ​​ushtrisë izraelite (IDF) dhe milicisë së Hezbollahut.

Vetë kryepeshkopi Borgia ua raportoi incidentin mediave të Vatikanit, duke shpjeguar se çfarë ndodhi pak para se të arrinte në fshatin Debel, në jug të Tirit, autokolona prej 45 kamionësh dhe automjetesh, e cila ishte nisur nga Bejruti herët në mëngjes. “Nuk ishte e mundur të vazhdohej më përgjatë rrugës” rreth së cilës kishim rënë dakord me autoritetet përkatëse, shpjegoi kryepeshkopi, ngaqë nuk ishte e sigurtë.

Ushqime, barna dhe karburant
“Ishim të gjithë në automjetet tona, në një autokolonë të gjatë me ndihma të ndryshme humanitare, kryesisht ushqime, fruta, perime, ujë, por edhe barna dhe karburant”, të destinuara jo vetëm për popullsinë e Debelit, por edhe për dy fshatra të tjerë, Ain Ebel dhe Rmeich. “Kishte edhe mallra për dyqanet e atyshme – duke pasur parasysh mungesën e furnizimeve – dhe po ashtu edhe për fermerët dhe blegtorët, në mënyrë që jeta në fshatra të mund të fillonte përsëri, dalngadalë, në një farë mënyre.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Midis automjeteve kishte edhe makina që transportonin banorë vendas. Këta thjesht donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre pasi ishin kishte javë të tëra që ishin shpërngulur. Ndonëse në një gjendje përshkallëzimi të vazhdueshëm, Nunci tha se nuk pati panik midis të pranishmëve kur u dëgjuan të shtënat. “Këto janë ngjarje të frikshme, por përpiqemi t’i përballojmë me qetësi dhe të ruajmë gjakftohtësinë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndihma materiale dhe prania e Kishës
Si pasojë, autokolonës “iu desh të kthehej dhe të merrte një rrugë krejtësisht të ndryshme, duke marrë autorizime të reja për të udhëtuar në mënyrë të sigurt”. Sidoqoftë, pas “një udhëtimi prej 10 orësh”, autokolona arriti më në fund në Debel.

Ajo që thekson kryepeshkopi Borgia është rëndësia thelbësore e shpërndarjes së ndihmës në fshatrat që janë krejtësisht të izoluara nga pjesa tjetër e vendit për shkak të operacioneve ushtarake në zhvillim e sipër. “Synimi ynë është të kthehemi në ato zona. Jemi në gjendje lufte, por do ta vijojmë angazhimin tonë për të ndihmuar njerëzit. Besoj se do të ketë një autokolonë tjetër javën që vjen”, nënvizoi nunci apostolik në Liban.

Misioni i djeshëm, shtoi ai, “ishte vizita e njëzetë në Libanin jugor. Deri tani ka pasur 17 autokolona humanitare dhe tri vizita baritore që nga fillimi i luftës” në Liban, më 2 mars.

“Është e rëndësishme të jemi të pranishëm”, vazhdoi ai, “sepse kjo u jep njerëzve mundësinë të qëndrojnë në bashkësitë e tyre dhe të mbijetojnë”. Dhe është më shumë sesa ndihmë materiale: “Me praninë tonë, ne sjellim praninë e Papës, të Kishës universale dhe të Kishës libaneze, bashkë me afërsinë dhe solidaritetin, sepse njerëzit kanë nevojë ta ndjejnë afërsinë e të tjerëve, të mos ndihen vetëm por të përqafuar nga dashuria e vetë Kishës.”

R.SH. / Vatikan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?