Autokombajna përplas furgonin me turistë në Berat

Një furgon me turistë francezë që udhëtonin drejt Beratit është përplasur me një autokombajnë ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Karbunarës”.

Autokombajna ka qenë duke kaluar nga njeri krah i rrugës në tjetrin kur furgoni po merrte kthesën për në rrugën drejt Beratit.

Për pasojë dy mjetet janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e lehtë të disa prej turistëve.

Ata po marrin mjekim në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP