Automjetet me vit prodhimi 1986-2002 rrezikojnë të dalin jashtë qarkullimit

 

Automjetet me vit prodhimi 1986-2002 rrezikojnë të dalin jashtë qarkullimit.

Ky është edhe qëllimi i Udhëzimit të Ministrisë së Transporteve,  i miratuar në 1 Mars 2015  “Manuali i normave të reja të shkarkimit të gazrave”, i cili nis të aplikohet zyrtarisht më 1 Korrik.

Data 1 Korrik është aplikimi i fazës së parë të udhëzimit, pasi më 1 Korrik 2016 pritet që normat e  shkarkimit të gazrave të jenë sipas direktivave të Bashkimit Europian.

Kjo do të thotë se nga data 1 Korrik 2015, drejtuesit e automjeteve që do të bëjnë kolaudimin pranë kompanisë SGS do të duhet të plotësojnë normat e rritura të shkarkimit të gazrave që variojnë nga 10 për qind për automjetet e vitit 1986 deri në 60 për qind për automjetet e vitit 2002.
 
Qytetarët mund të shikojnë vlerat aktuale të automjetit të tyre në certefikatën e kontrollit teknik të kryer një vit më parë, dhe nëse ato rezultojnë më të ulta se normat e përcaktuara nga Ministria e Transporteve, duhet t'i  normalizojnë ato.

Nëse mjeti mbetet në testim për shkak të normave të larta të gazrave, atëherë u jepet e drejta të ritestohen, ashtu sikurse ndodh aktualisht kur nuk kalojnë kolaudimin.

Në fazën e tretë të aplikimit të këtij vendimi do të jetë shumë e vështirë për rreth 70 për qind të mjeteve të kesaj kategorie, që të kalojnë kontrollin teknik.

SHKARKO APP