Automjeti doli nga rruga, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia.

Automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP