Automjeti përplas motorin në Korçë, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Mësohet se një mjet është përplasur me një motor.

Për pasojë, burrë e grua të cilët po udhëtonin me motor, janë lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.

Ende nuk dihet sesi paraqitet gjendja e tyre shëndetësore. Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërkohë me drejtuesin e mjetit do të kryen veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP