Autonomia në Universitete? Pedagogu Goci: Ose të “vrasim” studentët, ose veten tonë

Pedagogu Ervin Goci, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News duke komentuar protestën e studentëve tha se ata po qajnë hallet me njëri-tjetrin.

Sipas Gocit, nuk ka autonomi në Universitete. Sipas tij, autonomia që thotë ministria e Arsimit është ‘ose të vrasim studentët, ose vete’. Ai tha se duhet të rritet buxheti në Universitete.

Ervin Goci: Reagimi kalon në një proces vetëndërgjegjësimi. Ata vuajnë përditë, na i thonë edhe ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata po ndajnë hallet me njëri tjetrin. Zgjidhja nuk është ajo VKM-ja. Këta kanë dhënë prova se mund ti çojnë tarifat deri në qiell. Qeveria nuk ka sensin e racionalizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo skemë e ligjit të arsimit të lartë është nisur nga PD dhe PS e bëri një ligj të paaplikueshëm, që tani është bërë një mur i madh që duhet shembur.

Kjo protestë duhet që të asistohet deri në fund që kërkesat të realizohet. Nëse nuk ka një reagim nga kjo, atëherë duhet të rishikohet ligji total. Pa ndryshimin e ligjit këto kërkesa janë minimale, protesta nuk e realizon dot qëllimin.

Duhet kërkuar rritja e buxhetit për Universitetin dhe ulja e tavanit të tarifës. Masën e financimit e përcakton qeveria.

Autonomia që kemi ne është që ose të gjobis studentët dhe të mbaj veten me rrogë, ose të heq rrogën time. Nuk është normale që studenti të më paguajë mua rrogën. Autonomia që kemi ne ose të vrasim studentet ose të vrasim veten tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?