Autorët e vrasjes së 22-vjeçarit në gjykatë, babai i vrasësit: Situata e rëndë

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore për katër të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”.  Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të akuzuarit. Vetëm Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Në ambientet e jashtme të seancës ka qenë i pranishëm edhe babai i Eugen Bitrajt. “I kërkojmë falje familjes. i shprehim ngushëllime të thella. U lutem të gjejnë forca të reagojnë pozitivisht. Gjithçka ka ndodhur për një karikues. Nuk jemi takuar deri tani pasi situata është shumë e rëndë”.

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e arrestit për katër të arrestuarit për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali dy ditë më parë në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë Dejvi Bitraj, Kridens Alla, Marsel Alla, Eugen Bitraj si dhe Marvi Mihali u konfliktuan për karikuesin e një celulari. Viktima i kishte blerë Dejvi Bitrajt, kushëririt të autorit telefonin celular, por më pas ka konstatuar se nuk punonin disa aplikacione dhe ushqyesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ka qenë edhe motivi i konfliktit i cili ka përfunduar në përdorimin e thikës ku për pasojë mori plagë në zemër 22-vjeçari Marvi Mihali, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?