Autori i dyshuar i vrasjes së dy motrave pas arrestimit nga policia: Shkak, xhelozia
Nuk ka zgjatur shumë arratia e 59-vjeçarit Përparim Ademi, i cili tronditi Tiranën këtë të enjte, duke u marrë jetën bashkëjetueses së tij dhe motrës së saj.
Pak orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në mëngjes në një banesë në zonën e Astirit, policia prangosi autorin e dyshuar.
Arratia e 59-vjeçarit Përparim Ademi, i cili akuzohet për krimin e dyfishtë zgjati pak orë pasi policia zbuloi vendndodhjen dhe bëri të mundur arrestimin e tij. Ademi nuk ka bërë asnjë rezistencë, madje ka dalë dhe i është dorëzuar vetë policisë.
“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie,” ka thënë ai.
Autori i dyshuar Përparim Ademi aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ai dyshohet se vrau motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, dhe si motiv ai mësohet se ka thënë, se ishin konfliktet pas prishjes së bashkëjetesës së njërës prej tyre