Autori i masakrës në Shkodër: “Doja t’i veçoja por nuk u ndanë, qëllova mbi të gjithë”
Sherri që nisi për një lojë pokeri e përfundoi një masakër e vërtetë, jo vetëm që tronditi qytetin e Shkodrës, por habit më shumë deklarata e ftohtë e autorit të masakrës Miklovan Parubi. “Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara”,- tha policia.
Parubi vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë. Pasi u bë e mundur arrestimi i tj, edhe pse është shkaktar i një masakre ai nuk është penduar për krimin e rëndë.
Gjatë momenteve që është marrë në pyetje në polici, mësohet se Mikolvani ka thënë se: “Po, unë kam qëlluar. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ato që kam dashur të qëlloj, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, ka kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”.
Duke njohur çrregullimet e tij emocionale, policia ka krijuar bindjen se i arrestuari i ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç i deklaron.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kishin informacione të besueshme se autori nuk ishte larguar nga fshati, ndaj agjentët e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin nisur krehjen e imtësishme të çdo zone në fshat.
KOHA JONË SONDAZH

