FOTOT- Autori i masakrës në Shkodër, i droguar dhe me luhatje emocionale
Sherri që nisi për një lojë pokeri e që tronditi mbrëmë qytetin e Shkodrës, ka si autor të masakrës Miklovan Parubi, i cili është shpallur në kërkim. “Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara,” tha policia.
Ngjarja ndodhi në Dajç, ku la 2 të vdekur dhe 4 të plagosur, si pasojë e plumbave që u qëlluan me breshëri nga autori i krimit, në një lokal në qendër të fshatit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet gjatë një loje pokeri , shtetasi Miklovan Parubi , 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç ndërsa janë plagosur Ndok Marku, 35 vjeç, Vicens Kopshti 26 vjeç (vëllai i viktimës), Aleks Prendi 40 vjeç dhe Kitas Molla, 26 vjeç.
Të gjithë u transportuan për në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por Saiti dhe Kopshti gjetën vdekjen si pasojë e plagëve të shumta. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:40, në një lokal te vendi i njohur si “Kryqëzimi i Dajçit”, në Shkodër.
Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të gjitha shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë në gadishmeri bashkë me forcat FNSH në ndjekje të autorit.
Ne foto autori i vrajses, Miklovan Parubi

Ne foto viktima, Arjet Saiti

Ne foto viktima Gacalin Kopshti

KOHA JONË SONDAZH

