Autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola: Akuzat e Arben Ahmetajt duhen verifikuar nga drejtësia

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko në për të zbërthyer në detaje të gjithë reportazhin e bërë në lidhje me përfshirjen e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar ishte gazetari italian dhe autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola.

Mottola është shprehur se mafie në Itali është luftuar vetëm duke verifikuar të dhënat e të penduarve dhe shpresoj që drejtësia në Shqipëri të punojë që Ahmetaj të kthehet në një të penduar dhe të verifikohen të gjitha dëshmitë e tij.

“Unë shpresoj që Ahmetaj të mos kërcënohet, por di që ai ndodhet në një vend të lirë si Zvicra dhe ka aplikuar për azil. Besoj se ai plotëson kushtet për të përfituar azilin por ai na ka treguar vetëm sipërfaqen e asaj që ai din pasi është vetëm maja e ajsbergut.

Unë besoj se një gazetar i mirë i jep të gjitha lajmet që ka pasi nëse i mban ë sirtar do ti përdorë për gjera të tjera që skano lidhje me gazetarinë por në atë bisedë që kisha me të ishin të gjitha aty që u transmetuan.

Në rrëfimin e Ahmetaj në lidhje me raportet e tij me Ramën  dhe qeverinë ai mendon se është zgjuar dhe është bërë i vetëdijshëm për atë që ndodhte përpara syve të tij. Një njeri kur fillon të flasë si në rastin e Ahmetaj kur ka një kërkese arresti për të kjo pendesë është e sforcuar pasi ka qenë prej vitesh krahu i djathtë i tij. Rama nuk e ka legjitimuar deklaratën e Ahmetajt.

Në Itali i gjithë sistemi i luftës kundër mafies ishte i fortë dhe roli i të penduarve kanë bërë të mundur që shteti të luftonte me të vërtetë mafian dhe deklarata e Ahmetajt duhet të verifikohen nis ejani të vërteta dhe nuk duhet të legjitimohen menjëherë, kjo është në interes të demokracisë.”

SHKARKO APP