Autori me maskë anti-Covid, pistat që po hetohen për vrasjen e “Rramanit”

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Emiljano Ramazanit në Elbasan, i njohur me nofkën “Rramani”. Sipas dosjes që po përgatitet nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja kanë arritur të fiksojnë të gjithë dinamikën e saj.

Bëhet e ditur se autori kishte dalë nga një makinë e cila kishte ndaluar disa metra larg makinës ku ndodhej viktima. Me bluzë të zezë, tuta blu me vija të bardha, kapele dhe maskë anti-Covid, autori është afruar nga ana e pasagjerit të makinës “Ford” ku ndodhej Ramazani.

Autori ka qëlluar 5 herë, 3 nga plumbat viktima i ka marrë në qafë dhe 2 në të dyja shpatullat. Ekzekutori më pas është larguar me makinën tip “Renault” e cila u gjet disa minuta më vonë e djegur në afërsi të Peqinit.

Hetimet për këtë ngjarje janë marrë në dorë nga prokurori Kreshnik Ajazi, i cili është edhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit.

Dy pistat që po hetohen janë prishja e pazareve të drogës, pasi Emiljano Ramazani ishte skeduar për trafik të heroinës. Por hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të ketë ardhur edhe pasi viktima kishte dijeni për disa nga ngjarjet kriminale të ndodhura në Elbasan.

SHKARKO APP