Autoritetet italiane: Vlera e drogës në jaht, 40 mln euro
Autoritetet italiane thonë se vlera e lëndës narkotike të sekuestruar në jaht arrin në 40 milionë euro, informon Ora News
Autoritetet italiane thonë se hetimet dhe investigimet vijojnë me policinë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në Durrës
Sasia prej 3 ton e 992 kilogramë marijuana është sekuestruar në një jaht në orët e para të mengjesit të 6 shtatorit. Droga ishte paketuar në 185 pako, ndërsa jahti me flamur të SHBA, (Delaëare) ishte i gjatë 17 m.
Në ekuipazhin e jahtit u arrestuan tre shtetas shqiptarë F.M, E.V, dhe E.M.
Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes.
Sipas autoriteteve italiane që nga fillimi i 2017 janë sekuestruar 28 ton lëndë narkotike. Deri tani janë arrestuar 35 skafistë dhe 20 bashkëpunëtor të grupeve kriminale

