Autoritetet ruse dëbojnë një diplomat suedez, ja arsyeja

Autoritetet ruse kanë dëbuar një diplomat suedez nga Moska, duke e urdhëruar të braktisë vendin. Po ashtu edhe Ministria e Jashtme suedeze ka konfirmuar dëbimin e diplomatit të tyre nga Rusia.

“Ministria e Jashtme suedeze refuzoi dy aplikime ruse për viza diplomatike. Rusia u kundërpërgjigj duke ftuar diplomatin suedez në ambasadën në Moskë që të braktisë vendin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Suedisë, Vilhelm Rundquist.

Ai shtoi se Suedia “shpreh keqardhje” për vendime të tilla, duke mos zbuluar detaje nëse diplomati i tyre tashmë është kthyer në Suedi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nuk tha se për cilin diplomat suedez bëhet fjalë dhe as cilat janë arsyet e refuzimit të aplikimeve ruse për viza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta “Stockholm Expressen”, duke cituar burime anonime, tha se diplomatët rusë më parë kanë punuar për inteligjencën ruse. Sipas mediave suedeze, diplomati i dëbuar suedez ishte atashe i kulturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?