Autoriteti i Dosjeve, socialistët kritika Sulës: Disa kandidatë, të interesuar për rrogën
Socialistët kritikuan punën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Në seancën dëgjimore me 7 kandidatët për një vend bosh, socialistët Spartak Braho e Bashkim Fino ishin më të ashpër, duke thënë se disa prej kandidatëve janë të interesuar më shumë për rrogën se sa për punën.
Komisioni i Ligjeve sulmon punën e Autoritetet për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke hedhur akuza të drejtëpërdrejta ndaj kryetares Genta Sula.
Braho: Dauti pse iku?
Përfaqësuesja e Autoritetit: Ju ka dorëzuar një kërkesë për dorëheqje më sa di unë.
Braho: Shikoni se atë kryetaren që kemi atje nuk e kemi shumë në rregull.
Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, socialistët e shprehën hapur shqetësimin se interesi i kandidatëve për këtë institucion është për rrogën dhe jo për punën në hapjen e dosjeve.
Fino: Çfarë ndryshon tek ju nëqoftëse Kuvendi voton për anëtarë të këtij Autoriteti nga pozicioni që keni, që jeni Drejtor i një Drejtorie shumë të rëndësishme, apo tjetri para jush. Nëse është për çështje rroge nuk ja vlen të vinë këtu dhe ti votojmë fare.
Në listën prej 7 kandidatëve për vendin vakant, të propozuar nga shoqatat e ish të përndjekurve politikë, bëjnë pjesë edhe emra të cilët prej vitesh janë marrë me këtë çështje si Besim Ndregjoni apo Nevila Nika.
Në mars të këtij viti, Daut Gumeni, dha dorëheqjen nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve, duke e akuzuar këtë institucion se ka dështuar në punën e tij, pasi që nga fillimi e deri më sot nuk ka hapur asnjë dosje të rëndësishme.
Kandidatët
- Besim Ndregjoni
- Ermira Shtino
- Gjergj Marku
- Nevila Nika
- Pëllumb Gjuta
- Selami Zalli
- Skënder Vrioni
- Ulusi Bici
KOHA JONË SONDAZH

