Autoriteti Kombëtar i Ushqimit rrit kontrollet në Gjirokastër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka shtuar kontrollet gjatë këtyre ditëve të nxehta, sidomos në pikat e prodhimit të akulloreve, njësitë e shërbimeve, apo fast food-eve. Sipas përgjegjësit të Sigurisë Ushqimore në Gjirokastër Vasil Qurku, deri tani janë kryer 144 kontrolle, ndërsa thekson se në kuadër të një plani veprimi të hartuar nga ky autoritet për sigurinë ushqimore gjatë sezonit turistik, do të vijojë monitorimi dhe mbajtja nën kontroll e të gjithë njësive prodhuese e tregtuese, bareve e restoranteve.

Vasil Qurku, Përgjegjës i Sigurisë Ushqimore: “ Janë futur në monitorim dhe kontroll të plotë të gjitha njësitë e prodhimit, duke filluar që nga ato të akulloreve, që nga njësitë e shërbimit duke futur këtu fast-food-et edhe baret dhe resotrantet që mbushen plot me turistë në qarkun e Gjirokastrës, njëkohësisht edhe njësitë e tjera të shërbimit, supermarketet dhe marketet”.

Pjesë e kontrollit të këtij autoriteti është dhe kontrolli i produketeve të importit, si dhe etiketimit në gjuhën shqipe. Qurku thekson se monitorimi nga AKU është tejet i rëndësishëm pasi Qarku i Gjirokastrës është një nga zonat me vizitueshmëri më të lartë gjatë sezonit turistik.

 

SHKARKO APP