Autoriteti Kombëtar Ushqimit nënshkruan dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut”

Drejtoi i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Isuf Shehu, nënshkroi të premten në Ministrine e Bujqësisë, dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut të AKU-së”.

Dokumenti i Politikës së Menaxhimit të Riskut është pjesë e masave që duhet të finalizohen përpara Samitit të Kryeministrave që do të zhvillohet më 4 Korrik 2016 në Paris dhe është në përputhje me axhendën e lehtësimit të tregtisë dhe të konektivitetit në rajon, në kuadër të proçesit të Berlinit dhe Samitit të Vjenës.

Ministri Panariti Foto Florian Abazaj (2)Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmon Panariti, i pranishëm në nënshkrimin e dokumentit të Politikës së Menaxhimit të Riskut të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), u shpreh se, “menaxhimi i risku, i zbatuar me rigurozitet nga AKU, do të rrisë sigurinë dhe standartet e cilësës së ushqimeve”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Analizat periodike të kryera nga laboratorët rajonale dhe nga Instituti qëndror ISUV, janë një domosdoshmëri për garacinë ushqimore”, tha ministri Panariti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Bujqësisë gjatë fjalës së tij vuri në dukje se, stigmatizimi i prodhimit shqiptar në media, është dëm i madh për prodhuesin, tregtarin dhe konsumatorin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?