Autoriteti për Sigurinë Kibernetike thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Ja mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi në platformën e “Whatsapp-it” po shpërndahenmesazhe mashtrimi.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AKSK shkruan:

“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve njihet ndryshe si “phishing”. Përmes tyre synohen vjedhja e të dhënave të përdoruesve. Në të tilla situata qytetarët duhet të bëjnë kujdes të mos klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato pranë autoriteteve përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?