Autoriteti Portual Durrës: Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari, shkak era e fortë

“Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi  janë nisur me rreth  8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”. Kështu bën të ditur Autoriteti Portual Durrës teksa njofton për vonesën e trageteve që nisen nga Bari, Itali.

Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm  nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15:00.

Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të  tjerë të linjës Durrës-Bari, të cilët  janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?