FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aleksandar Vuçiç: Eksplozivë shkatërrues gjenden në tubacionin e gazit drejt Hungarisë

Eksplozivë me forcë shkatërruese dhe fitilat përkatës u gjetën në një tubacion gazi në Serbi që të çon në Hungari, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç tha në Instagram se e kishte diskutuar tashmë çështjen në telefon me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Orban konfirmoi telefonatën me Vuçiçin dhe njoftoi një takim krize të këshillit të mbrojtjes së vendit të tij për sot pasdite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hungaria do të mbajë zgjedhjet parlamentare pas një jave, më 12 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Hetimet për zbulimin e eksplozivëve po vazhdojnë”, thanë Vuçiç dhe Orban.

Të dy kanë ruajtur prej kohësh marrëdhënie të mira.

Vuçiç tha se eksplozivët u gjetën pranë fshatit Velebit në kufirin hungarez në tubacionin ”Balkan Stream”.

Tubacioni transporton gaz natyror rus nga Turqia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?